Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë, ka zhvilluar një aksion kontrolli në tregun e produkteve ushqimore.
Gjatë verifikimeve newspower.al mëson se u konstatuan shkelje të rënda në standardet e sigurisë ushqimore dhe në dokumentacionin tatimor. Si rezultat, u vendosën 8 gjoba administrative, ndërsa rreth 3 mijë kilogramë fruta e perime u bllokuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të origjinës dhe kushteve të ruajtjes raporton newspower.al.
AKU njoftoi se kontrollet do të vijojnë me intensitet, për të garantuar sigurinë e konsumatorit dhe për të luftuar informalitetin në tregun ushqimor./ newspower.al