Shkodra është shndërruar në një nga qytetet më të preferuara nga turistët në këtë sezon veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga qyteti verior, ku turistë të shumtë kanë preferuar të kalojnë pushimet e tyre.

Në pedonalen e famshme të Shkodrës, qindra turistë shijojnë ndërtesat historike dhe lokaleve plot jetë, duke shijuar atmosferën unike që ky qytet ofron.

Shumë vizitorë zgjedhin biçikletën si mënyrën më të bukur për të përjetuar Shkodrën. Çiftet dhe grupet e miqve shëtisin lirshëm nëpër rrugë e sheshe, duke shijuar natyrën e qytetit.

Shkodra ofron një pasuri të madhe atraksionesh për vizitorët që nga Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik i Shkodrës, Muzeu i Fotografisë “Marubi”, Liqeni i Shkodrës Zona e Shirokës dhe Zogajt si dhe zonat malore si Thethi një nga perlat e Alpeve Shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu