Ballina Kronike Tentoi të kalojë në Muriqan me kanabis me vete, në pranga 23-vjeçari

Tentoi të kalojë në Muriqan me kanabis me vete, në pranga 23-vjeçari

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike kanabis me vete, kapet nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, automjeti më të cilin qarkullonte 23-vjeçari dhe celulari i tij.

Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së riskut, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi A. E.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, shtetasi A. E., 23 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks