Ndërprerja e radhës e energjisë elektrike në Shkodër, si pasojë e dëmtimit të kabllit në fiderin 2 të nënstacionit Shkodra 2 për shkak të punimeve nga Bashkia, ngre një shqetësim serioz mbi koordinimin mes institucioneve publike. Qytetarët e lagjeve Qafhardhi, Perash dhe zona e Ish-Degës po përballen me mungesë energjie, këtë 19 Gusht, ndërsa Bashkia Shkodër vijon të punojë në “ajer”, pa plane konkrete. OSSH thotë se po punon për riparimin e defektit të shkaktuar nga bashkia.
Njoftim:
Për shkak të disa punimeve të kryera nga Bashkia Shkodër, është dëmtuar kablli në fiderin 2 të nënstacionit Shkodra 2. Si pasojë, aktualisht pa energji elektrike janë lagjet: Qafhardhi, Perash deri tek Ish Dega. Punonjësit e OSSH ndodhen në terren dhe po punojnë që defekti të riparohet sa më shpejt, për të rikthyer energjinë tek të gjithë abonentët e prekur.
Faleminderit për mirëkuptimin!