Për të dytën herë brenda javës Bashkia Shkodër përmes firmës që po kryen punimet në rrugën “Don Bosko”, ka lënë pa energji elektrike zonën përreth, duke përfshirë qëndrën e qytetit dhe një pjesë të institucioneve të rëndësishme. Shkak është bërë sërish dëmtimi i kabllos së energjisë elektrike nga fadromat, që më shumë sesa punë, po bëjnë dëme në këto pak metra rrugë, që prej javësh punimet ecin me hapa breshke. Kjo situatë e papranueshme vjen si pasojë e punimeve të pakordinuara dhe aspak profesionale që po zhvillohen në një nga rrugët më të rëndësishme të qytetit.Punimet në “Don Bosko” po bëhen më shumë një mallkim sesa një përmirësim infrastrukturor. Në një muaj si gushti, kur temperaturat arrijnë kulmin, mungesa e energjisë është shqetësuese, për qindra familje, biznese dhe institucione, duke kolapsuar punën. Kjo mënyrë pune kuturu po rrezikon edhe jetën e punëtorëve, që shpeshherë shihen duke manovruar mes rrjetave të tensionit të lartë, pa masa të dukshme sigurie. Bashkia Shkodër përpara se të kryejë të tilla punime duhet të zotërojë hartat e plota të OSHEE dhe UKQ, me qëllim që të mos përballet me të tilla situata, që nesër mund të kthehen në tragjedi.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu