Furnizimi me ujë të pijshëm duket se do të jetë një nga temat kryesore edhe të kësaj fushate elektorale për zgjedhjet vendore.
Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Dibër u ndal te Ujësjellësi i ri në Peshkopi.
Sipas tij ky ujësjelllës siguron 24 orë ujë të pijshëm që buron nga Bjeshkët e Gramës, Mali i Korabit, në çezmat e 36 mijë banorëve të Peshkopisë e fshatrave përreth.
Dhe kjo, thotë Rama, u mundësua vetëm falë PS. Nuk mund të mungonin dhe dollitë me ujë.





