Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e vështirë të zjarreve me të cilën po përballet vendi ynë prej disa ditësh. Në një reagim në Facebook, Kryeministri ka falenderuar zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, të emergjencave, policinë dhe vullnetarët që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët. “Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë”. Ndërsa për piromanët që ndezin zjarre qëllimisht, Kryeministri paralajmëroi dënimin më të rëndë. “Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”. Ndwrkohw nw njw reagim tw dytw po nw rrjetin social, Rama teksa ndan pamje nga operacionet e shuarjes së flakëve, shkruan se falë angazhimit, zjarret janë arritur të vihen nën kontroll, ndërkohë që apelon edhe banorët që të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë për çdo vatër zjarri pa qenë vonë.

“Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme. Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja. Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal.”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu