Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. I., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar pronari i subjektit ku ky shtetas ka punuar më parë, se nuk i jep kredencialet e llogarisë në internet të subjektit.
U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin ukrainas S. B., 33 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të mëtejshëm të 2 rasteve të zjarreve në qarkun Shkodër, konkretisht:
-në fshatin Shirq, dyshohet se është ndezur zjarr aksidentalisht, gjatë punës për pastrimin e kanaleve vaditëse të fshati. Si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë dekorative, në pronësi të shtetasit L. Z.;
-në fshatin Hajmel, dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit të energjisë elektrike të fshatit, ka rënë zjarr dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe një banesë e vjetër, aktualisht e pabanuar.
Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur automjeti i shtetasit D. L., 29 vjeç, i parkuar në lagjen “Guerrile”. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.