Mes magjisë që të dhurojnë këngët dhe vallet tradicionale, e ku shpaloset më së miri trashëgimia jonë e pasur, erdhi FEST FOLK 2025 në bashkinë Fushë Arrëz.

Mikpritja e banorëve të kësaj qyteze dhe energjia e artistëve më të mirë të qarkut, e ktheu Fushë Arrëzin në një skenë të hapur për kulturën tonë popullore. Kryetari i qarkut Edmond Ndou, në cilësinë e organizatorit dhe mbështetësit kryesor të kësaj nisme që prej dy vitesh rrugëton në bashkitë e qarkut, theksoi rëndësinë që ka ruajtja dhe përcjellja ndër breza e kësaj pasurie kombëtare.

Edhe në këtë edicion të dytë, Fest Folk do të vijojë rrugëtimin e tij në pesë bashkitë e qarkut Shkodër, duke sjellë me vete zërin dhe ngjyrat e traditës shqiptare në çdo cep të veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu