Ballina Aktualitet “Zjarrvënia, Tradhti Kombëtare”, Rama kërkon dënim si për vrasje në Kodin Penal

“Zjarrvënia, Tradhti Kombëtare”, Rama kërkon dënim si për vrasje në Kodin Penal

Në një reagim të fortë dhe të drejtpërdrejtë, Kryeministri Edi Rama dënon ashpër zjarrvëniet e qëllimshme që po rrezikojnë mjedisin dhe pasurinë e përbashkët të shqiptarëve. Ai i cilëson këto akte jo vetëm si krime, por si një tradhti ndaj tokës dhe të ardhmes së vendit. Me pamje tronditëse të kapura nga dronët e Forcës Ajrore dhe me Policinë e Shtetit në ndjekje të autorëve, Rama kërkon një ndryshim të fortë ligjor: zjarrvënia të barazohet me vrasjen në Kodin Penal, sidomos në kushtet e krizës klimatike që po prek rëndë rajonin e Mesdheut.

STATUSI I RAMES: 
Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks