Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Partizani”, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N, 61 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Procedimi nisi pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha duke shkuar për të marrë shërbimin. Si pasojë shtetasi P. K., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ditën e djeshme shtetasi M. A., 25 vjeç, banues në fshatin Berdicë, duke lëvizur me automjetin e tij, në rrugën “Hasan Riza Pasha”, nga lartësia e një pallati, i ka rënë një send i fortë në xhamin e pasëm të automjetit të tij, duke i plasaritur xhamin. Po punohet për gjetjen dhe identifikimin e autorit/ve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ditën e djeshme shtetasi R. H., 38 vjeç, banues në Shkodër, ka bërë kallëzim ndaj shtetasit E. D., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu