Ballina Kronike Nga dhuna në familje tek të miturit dhe aksidentet rrugore. Disa të...

Nga dhuna në familje tek të miturit dhe aksidentet rrugore. Disa të proceduar nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”,  Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. S., 25 vjeç, dhe M. K., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin D. Q., 34 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-S. M., 29 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të  prera në mënyrë të kundërligjshme. 10 m3 lëndë drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-A. Zh., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht një të mitur 9-vjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks