Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve sot në “Sy m’Sy”, ku njëri prej tyre e akuzoi kreun e qeverisë se aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth ishte me qëllimin që oligarkët të ndërtojnë resorte dhe hotele.
Rama thotë se nuk do të ketë as resorte dhe as hotele të mëdha, duke theksuar se kjo nuk është gjë tjetër veçse fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi. “Nëse është prona e dikujt, kushdo që do të investojë duhet të merret vesh me atë. Në Theth e kundërta është e vërtetë. S’do të ketë zhvillime, pas atij pastrimi të madh veçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty. Nuk është Thethi vendi për resorte turistike, hotele të mëdha, histori të tilla që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi”, tha Rama.