Ballina Aktualitet KËRCËNIMI/ Kurorë funerale në portën e shtëpisë së prindërve të drejtorit të...

KËRCËNIMI/ Kurorë funerale në portën e shtëpisë së prindërve të drejtorit të IKMT SHKODËR

 

Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Sektor të Velipojës, ku një 44-vjeçar ka kallëzuar në polici se në kangjellat e portës së banesës së tij është gjetur e varur një kurorë funerale, e njëjta që zakonisht vendoset mbi varre. Burime policore bëjnë me dije se kurora i është vendosur banesës së prindërve të kreut të IKMT EMILJAN NIKA. Ky dyshohet të jetë një paralajmërim për të pas aksionit kundër prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth!

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.07.2025, shtetasi Emiljan Nika, 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks