Mes kufirit natyror që ndan Shqipërinë nga Mali i Zi, aty ku qielli përqafon majat e Alpeve, ndodhet një prej kalimeve të veçanta të Ballkanit: Vuthaj – Qafë Pejë – Theth. Ky shteg malor, i shndërruar në një destinacion unik për ecje dhe aventurë, po magjeps çdo ditë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota. Turistët e huaj që përshkruajnë këtë rrugë e cilësojnë një përjetim unik që nuk gjendet tjetërkund.
Dubla
“Kemi ardhur të hënën në Shqipëri, pastaj u ngjitëm dhe kaluam sërish në Mal të Zi, 4 ditë aty dhe tani po kthehemi në Shqipëri sërish përmes maleve. Do festojmë ditëlindjen e një shoku në Tiranë. Malet janë madhështore, të thepisura, por edhe të lodhshme”
“Ne vijmë nga Anglia dhe Danimarka dhe erdhëm këtu për hiking. Kërkuam një vend ku mund të eksplorojmë dhe të bëjmë ngjitje për disa ditë me radhë në Alpe, prandaj jemi këtu. Natyra është fantastike — mes alpeve me dëborë dhe shkëmbinjve, këtu ka edhe një liqen”
“Kam vizituar Alpe të ndryshme në botë, por këtu është krejtësisht ndryshe. Jam i impresionuar. Kam ardhur disa herë në Shqipëri dhe natyra në bjeshkë më duket përherë më e veçantë”
Mes këtyre maleve gjenden edhe gjurmët e atij që dikur ishte kufiri që ndante dy shtetet e ruhej nga policia. “Mollë e ndaluar” për shumë shqiptarë që nuk guxonin ti afroheshin gjatë regjimit komunist.
Kalimi Vuthaj – Qafë Pejë, është një copëz Ballkani që po kthehet në zemër të Evropës turistike, jo përmes marketingut, por përmes përvojës së vërtetë.