Në një ditë të vetme, pas xhiros së parë në Evropë, Superiores i largohen dy nga “xhevahirët” më të çmuar, dy lojtar me shumë klas si Kevin Dodaj dhe Serxho Ujka. Talenti i Vllaznisë u largua me nder nga Shkodra, ku në ndeshjen e fundit kundër Daugavpils realizoi një gol dhe dhuroi një asist duke qenë përcaktues për kualifikimin e kuqebluve në raundin e dytë të Conference League.

Vllaznia bën “bingo” me Dodajn, pasi sulmuesi jo vetëm i dha një dorë në këtë kualifikim jetik, por mbush edhe arkën e klubit. Vllaznia do të përfitojë nga shitja e Dodajt tek CSKA e Sofjes afro 450 mijë euro, plus arritën të mbajnë edhe 15% të kartonit. Për 19-vjeçarin nga Puka, ky është një hap i madh në karrierë, ndërsa për Vllazninë një përfitim i rëndësishëm financiar.

Nga Superiorja largohet jo vetëm Dodaj, por dhe mesfushori i Egnatia, Serxho Ujka. Ndryshe nga Dodaj, Ujka nuk ishte në fushë në atë eliminim të turpshëm që Egnatia pësoi përballë Breidablik. Mesfushori kuqezi bën një hap të madh në karrierën e tij teksa transferohet në elitën e futbollit belg, tek ekipi i Zulte Waregem. Ujka firmosi një kontratë deri në 2027, me opsioni rinovimi edhe për dy të vite të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu