Prej shkurtit të vitit 2021, kur u njohën me vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Shkodër, janë të detyruar të sorollaten dyerve të drejtësisë. Kjo është historia e 5 ish-punonjësve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Vaun e Dejës, që presin prej 4 vitesh të marrin vendimin e zbardhur të gjyqtares Arta Llazari, që vendosi dëshmpërblimin për ndërprerjen e marrrëdhënieve të punës pa shkak nga Ujësjellës Kanalizime Vau Dejës.
Zvarritja e një të drejte për këto kryefamiljarë ka qënë e rëndë për ta, pasi jo vetëm që nuk po marrin paratë që u takojnë, por janë gjendur me rrëzim të ankimit edhe në shkallët e tjera të drejtësisë.
Ky nuk është rasti i parë që kjo gjyqtare zvarrit zbardhjet e vendimeve, pasi janë një mori ankesash në drejtim të saj, aq sa në fillim të këtij viti, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Arta Llazarit nga detyra, për mosveprim ndaj çështjeve civile dhe vonesa të përsëritura në arsyetimin dhe zbardhjen e vendimeve gjyqësore.
Nderkohë muajin prill, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori ndaj saj masë disiplinore, duke e pezulluar nga detyra për një periudhë gjashtëmujore. Tashmë me këtë pezullim të saj nga detyra, fati i ceshtjeve të shqyrtuara prej saj kambetur pezull dhe pasojat po i vuajnë qytetarët që mbeten “peng” i drejtësisë së vonuar!