Ballina Aktualitet Rikthehen kamerat e trupit për policinë e shtetit

Rikthehen kamerat e trupit për policinë e shtetit

Çuçi: Do të rikthehen kamerat e trupit për Policinë e Shtetit

Kamerat e trupit do të rikthehen për një pjesë të madhe të punonjësve të Policisë së Shtetit. Konfirmimin e ka dhënë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa po prezantonte në Komisionin për Sigurinë Kombëtare buxhetin e vitit 2023.

“Kamerat e trupit e kanë sistemin e ngritur dhe fondi nuk është shumë i madh, por tërësisht i përballueshëm brenda buxhetit të vitit 2023. Është në nivelin e 60 milionë lekëve në vit, një shumë që mund të përballohet nga buxheti i shtetit”, ka thënë Ministri i Brendshëm.

Në vijim të diskutimit me deputetët, Çuçi ka theksuar ndër të tjera se vitin e ardhshëm investimet në Policinë e Shtetit do të jenë 56% më tepër se viti aktual, me fokus kryesor teknologjinë, sistemet dixhitale dhe rritjen e sigurisë përballë sulmeve kibernetike. Në total këto investime janë 7.6 herë më tepër. E përllogaritur në vlerë rreth 500 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë së Brendshme dhe 278 milionë lekë investime nga AKSHI për llogari të sistemeve të Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks