SPAK ka ndërmarrë një aksion të gjerë në Shkodër, duke lëshuar 13 urdhër-arreste. Burime bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 8 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Grupi kriminal dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha droge nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë të policisë, ndërkohë që ndaj tyre rëndojnë edhe akuza për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Sipas burimeve, hetimi ka dokumentuar disa raste trafikimi droge në sasi që variojnë nga 850 deri në 1000 kilogramë.

Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:00. Ndër personat në kërkim është edhe ish-zyrtari i policisë Erjon Dani, i cili më parë ka shërbyer në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, por prej kohësh është larguar nga radhët e policisë.

Urdhrat për arrestim janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi. Hetimet kanë avancuar falë dekriptimit të komunikimeve të koduara në aplikacionet Sky dhe EncroChat.

SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar për shtyp në lidhje me këtë çështje në orët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu