Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Durrës një takim me kryebashkiakët e vendit, për të diskutuar mbi sfidat e pushtetit vendor dhe performancën në menaxhimin e territorit. Në takim mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Duke iu referuar problematikave të evidentuara në disa bashki, Rama ka kërkuar masa të menjëhershme dhe përgjegjësi individuale nga drejtuesit vendorë, përfshirë edhe strukturat e Policisë së Shtetit. “Kryetari i njësisë së varrezave në Elbasan duhet të shkarkohet pa kthim”, tha Rama, duke theksuar se moskujdesi dhe keqmenaxhimi i hapësirave publike nuk mund të tolerohen më.

Kryeministri rikujtoi gjithashtu shkarkimin e fundit të drejtorit të Policisë së Shkodrës, duke e cilësuar si një mesazh të qartë për të gjithë drejtuesit e qarqeve. “Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet me justifikimin ‘nuk dija gjë’, kur për një tavolinë me katër karrige që ka dalë nga vija reagon, por për 40 ndërtime pa leje nuk bën asgjë. Kjo nuk mund të vazhdojë”, u shpreh ai. Rama shtoi se Policia ka treguar se është e aftë të shkojë “në majë të malit, tek një qytetar që po bën një avlli, dhe t’i thotë: kjo është ndërtim pa leje, edhe në majë të Pilurit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu