Rama mbledh sot të gjithë kryebashkiakët në një takim pune për të diskutuar në lidhje me paketa të rëndësishme për integrimin e vendit në BE. Takimi vjen në një kohë kur kreu i qeverisë ka iniciuar një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike, ndërsa pritet të kërkojë bashkëpunim më të fortë me pushtetin vendor.

Çështjet e pronës, legalizimet, bashkëqeverisja dhe reformat e tjera janë në fokus.

Takimi synon analizimin e sfidave aktuale në qeverisjen vendore dhe identifikimin e zgjidhjeve konkrete në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të koordinuar me prioritetet kombëtare dhe standardet e Bashkimit Europian.

Temat kryesore që do të diskutohen:

Paketa për zhvillimin e zonave malore
Legalizimet dhe proceset e zgjidhjes së çështjeve pronësore
Ligji për bashkëpronësinë dhe zbatimi i tij në praktikë
Roli i pushtetit vendor në procesin e integrimit europian
Bujqësia dhe mbështetja për fermerët
Theksohet rëndësia e një qasjeje të bashkërenduar mes qeverisë qendrore dhe atyre vendore, si dhe roli strategjik që bashkitë kanë në përmbushjen e reformave të kërkuara nga procesi i integrimit në BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu