Thethi është në qendër të vëmendjes ditët e fundit, kësaj radhe jo për turizmin dhe bukuritë natyre, por për prishjen e ndërtimeve pa leje. Aksioni ka vijuar edhe sot pasditen, teksa është prishur një objekt dy katësh i ndërtuar pa leje

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara me dron, fadromat dhe mjetet e tjera të IKMT kanë prishur ndërtesën pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore.

“Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore”, tha Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu