Eshtë ndarë nga jeta një prej emrave të njohur të mjekësisë shqiptare, doktori neonatolog nga Malësia e Madhe Zymer Kurtaj. Për shumë vite ai kontribuoi me profesionalizëm në spitalin e Shkodrës, e më pas në Tiranë. Dr.Zymeri ishte një mjek dhe koleg i nderuar që frymëzonte me përkushtimin dhe dashurinë e tij për profesionin. Për vite me radhë ai u përkujdes & qëndroi pranë foshnjave më të brishta, duke luftuar çdo ditë me profesionalizëm dhe dashuri për jetën, duke u kthyer në një shembull frymëzimi për të gjithë ne. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes! 🕯 Prehu në paqe dr. Zymeri