Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesnate në aksin Lezhë–Shkodër, pranë degëzimit të parë në hyrje të qytetit të Lezhës. Një automjet taksi është përplasur me një kamion që shërben për mbledhjen e mbeturinave në zonë.

Si pasojë e përplasjes, shoferi i taksisë mbeti i bllokuar brenda mjetit dhe u nxor nga automjeti me ndihmën e shërbimeve të emergjencës. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu