Ballina Aktualitet Rama mbledh kryebashkiakët e vendit më 9 Korrik, në fokus problematikat e...

Rama mbledh kryebashkiakët e vendit më 9 Korrik, në fokus problematikat e sezonit turistik dhe…

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjithë kryetarët e bashkive në vend më 9 korrik, me qëllim adresimin e problematikave që lidhen me sezonin veror 2025.

Burimet bëjnë me dije se fokusi i takimit do të jetë lirimi i hapësirave publike në zonat turistike, menaxhimi i plazheve, ndotja akustike dhe mjedisore, si dhe rritja e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve për pushuesit vendas dhe të huaj. Kryeministri Rama ka theksuar në daljet e fundit nevojën për zbatim rigoroz të ligjit dhe kthimin e hapësirave të përbashkëta në funksion të komunitetit, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një sezon turistik të sigurt, të pastër dhe të qetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks