Një ditë pas aksidentit tragjik në Kryebushat me 1 viktimë dhe 3 të plagosur, policia e Shkodrës ka bërë ndalimin e drejtuesit të furgonit, 63 vjecarit me inicialet A.S banues në Tiranë. Grupi hetimor e bën shkaktar të aksidentit, ku fillimisht u perplas me kamionin, e më pas u përfshi edhe vetura ku udhëtonte familja Bzhangaj, ku viktimë mbeti kryefamiljari 37 vjecar Gjin Bzhangaj, ndërsa bashkëshortja 32 vjecare dhe dy fëmijët u plagosën. Gjatë të shtunës spitalin e ka lënë nëna me djalin e mitur, pasi kanë kaluar rrezikun për jetën raporton newspower.al. Ndërkohë vajza e mitur për shkak të gjëndjes më të rëndë, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor në vendngjarje ka punuar për rindërtimin e plotë të skemës së aksidentit, në këtë segment rrugor me frekuentim të lartë. Në ndihmë mësohet nga newspower.al ju kanë ardhur edhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në zonë, që kanë filmuar momentin e përplasjes së trefishtë, që la pas një viktimë dhe 3 të plagosur. Megjithë masat e marra nga policia rrugore, sërish rrugët e Shqipërisë vijojnë të përgjaken, pasi në pjesën më të madhe të tyre mungon sinjalistika dhe siguria, ndërsa të shumta janë edhe rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit./ newspower.al