Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirim të hapësirave publike nga bizneset, të cilat vendosin në trotuare karrige apo tavolina, duke krijuar “ barrikada për qytetarët”. Në një postim në “X”, Rama shkruan se është koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje, shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon.