Gazetari, poeti, ish- drejtori I Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra, Dashamir Dini, u përcoll për në banesën e fundit. Homazhet u zhvilluan në hollin e institucionit që drejtori për 7 vite, teksa kontributi I tij në këtë media, I kalon 2 dekadat.

 Të afërm, kolegë, miq dhe drejtues të institucioneve i dhanë lamtumirën e fundit njeriut që për 22 vite kontribuoi me përkushtim dhe profesionalizëm në Radio Shkodra ku shërbeu sigazetar, kryeredaktor dhe dy herë si drejtor në periudhën 2000-2003 dhe më pas 2017-2021.
Në përfundim të ceremonisë, arkëmorti u përcoll për në varrezatpublike të Shkodrës, aty ku do të prehet mes njerëzve që e deshën dhe e vlerësuan. Radio Shkodra humbi një zë. Shkodra humbi një njeri të mirë. Gazetaria humbi një profesionist.Pushofsh në paqe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu