Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por një prej tyre ka humbur jetën pak pas përplasjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Fushë Arrëz / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë lidhur me aksidentin në fshatin Kryezi, ku shtetasi sllovak Z. S., duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. V., dhe si pasojë është rrëzuar, ju informojmë se shtetasi sllovak Z. S. ka humbur jetën në Spitalin e Pukës, ndërsa pasagjerja në këtë motomjet, shtetasja B. T., po transportohet me helikopter në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu