Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e armatosur Izrael-Iran.

Me anë të një postimi në platformën X, Rama deklaron se Shqipëria mbështet përpjekjet e sinqerta të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Kryesocialisti shton se nuk bëhet fjalë për një shtet tjetër bërthamor dhe as për diktaturë dhe ambicie bërthamore, por për një teokraci të armatosur që bën thirrje për shfarrosje të kombeve të lira nëpër botë.

“Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci – e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në vite të pafundme të etiketimit të kombeve të lira si “Satanike” dhe thirrjes së hapur për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë – ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht sistemit politik. Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore”, shkruan Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu