Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. L., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. K., 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Pukë – Shkodër”, shtetasi R. Y., 23 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. U., 85 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi S. U;
-R. M., 31 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ka humbur kontrollim mbi drejtimin e automjetit te saj dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja V. K., 40 vjeçe, pasagjere ne automjetin e 31-vjeçares:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetasin A. B., 41 vjeç, banues në Kamëz, pasi duke drejtuar automjetin e tij, i ka ndërprerë rrugën shtetasit O. Sh., i cili lëvizte me biçikletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme në fshatin Trush, ka rënë zjarr aksidentalisht në një sipërfaqe tokë arë, në pronësi të shtetasit J. M., 62 vjeç.

Ditën e djeshme, në fshatin Reç i Ri, në Velipojë, në banesë e tij, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Gj. Sh., 54 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 49 vjeç, banues Vorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. Z., 53 vjeç, banues në fshatin Xath, se i ka dëmtuar tubat e ujit të pijshëm dhe vaditës në fshatin Xath.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu