Një mbrëmje magjike për Shkodrën! E tillë ishte ajo e së shtunës që mjeshtri i madh Bujar Qamili i dhuroi artëdashësve me koncertin recital në sheshin përpara bashkisë Shkodër.

Nën moton “Qejfi bahet me shkodranë”, qindra qytetarë dhe turistë krijuan një atmosferë unike, duke kthyer këtë ngjarje në një festë të paharrueshme për Shkodrën.

(Po, shumë. Herë e parë në Shkodër. Mrekulli, mrekulli. Nuk ka filluar ende, por atmosfera, kaq shumë njerëz. Të gjithë të lumtur, nga Izraeli. Faleminderit.

Po, më pëlqen, më pëlqen. Të shohim. Po. Ah, e njoh nga radioja, e kam dëgjuar duke folur.

Po, na pëlqen dhe shiko çfarë ekipi të mrekullueshëm ka. Po, më pëlqen shumë kjo atmosferë këtu. Jemi një grup ecjeje që vijmë nga Madridi, nga Guadalajara, nga Spanja.

Po, sigurisht, nga Izraeli. Nuk e di cilin (këngëtar), por çfarë koncerti është. Isha në drekë dhe e pashë vendin, ndaj erdha tani. )

Koncerti zgjati për disa orë dhe solli në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare:

Artiola Toska, Shkëlzen Jetishi dhe Mateus Frroku. Në përfundim të koncertit, Bujar Qamili, Nderi i Kombit, falënderoi publikun shkodran për dashurinë dhe energjinë e jashtëzakonshme që i dhuroi gjatë gjithë mbrëmjes.

Edhe këngëtarët e ftuar e cilësuan pjesëmarrjen në këtë koncert si një privilegj të veçantë, për të ndarë skenën me një emër të madh të muzikës shqiptare.

Ky koncert dëshmoi edhe njëhere se Shkodra  është jo vetëm qyteti i artit dhe kulturës, por edhe i mikpritjes dhe festës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu