Një lulishte që po thahet, mes ndotjeve dhe e pushtuar në mënyrë kaotike nga lojërat dhe tregtarë ambulantë. Mbeturina që janë prezente në pjesën më të madhe të rrugëve të plazhit të Velipojës dhe një imazh që lë për të dëshiruar. Kjo është panorama e Velipojës turistike këtë fund qershori, ku ende është prezent kaosi dhe bashkia Shkodër ende nuk ka kryer as detyrimet më minimale. Janë të shumta denoncimet e qytetarëve për gjendjen e plazhit më të madh në brigjet e Adriatikut, ku një prej tyre i është drejtuar newspower.al, ku shkruan:

‘Si kalut, ju lutem publikojeni se po bahen tash 30 vjet qe me familjen pushojme ne Velipoj, ku kena edhe shpin. Nuk ka gja ma skandaloze me pa se si kurr nuk po marrin zgjidhje as plehnat, e as rregullimi i qendres plazhit. Si me ken vend lufte e jo zone turistike. Turp qe bashkia vec ban reklama kote ne rrjete sociale, kur mundeni me ardh me e pa me syt tuj cfare skandali eshte nje pjese e madhe e rrugeve. Falemnders po e nxoret ishalla po kujtohen me vu dore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu