Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin I. S., 28 vjeç, që ia ka caktuar Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve luftarake”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.06.2025, në aksin rrugor “Shkodër-Theth”, shtetasi polak J. S., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. M., 54 vjeç, banues në fshatin Belaj, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-A. M., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-H. M., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar shtetasi Gj. L., 72 vjeç, banues në Velipojë, se shtetasi H. M. i ka vjedhur një shumë parash.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në 3 kontenierë për banim.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu