Fushë-Arrëzi një qytet në veri të Shqipërisë, 23 kilometra larg Pukës është gjithashtu një vend që ofron atraksione të shumta turistike. Mes këtyre atrakasioneve është edhe Ujëvara e Kryeziut, e cila ndodhet në përroin e Oroshit që rrethohet prej shkëmbinjve magmatik.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga kjo ujëvarë ku thekon veçanërisht bukuritë e saj.

“Mirëmëngjes dhe nga Ujvara e Kryeziut në Fushë-Arrëz, mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Ujëvara e Kryeziut ka dy pragje me 3-4 metër lartësi secili dhe dy pellgje me thellësi mbi 1 metër. Për të gjithë ata që pëlqejnë të bëjnë diçka ndryshe nga përditshmëria, kjo ujëvarë me ujërat e saj të kristaltë nuk duhet humbur për tu vizituar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu