Punimet në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku ka nisur asfaltimi i këtij segmenti rrugor, janë shoqëruar me incidente. Një shtyllë e tensionit të mesëm të energjisë elektrike është rrëzuar, për pasojë duke shkaktuar bllokim të qarkullimit rrugor në hyrje – daljen e Shkodrës. Policia ka bllokuar lëvizjen e mjeteve, në pritje të specialistëve të OSHEE për të ndërhyrë,ku do të bëhet shkëputja e energjisë, për të shmangur një tragjedi të mundshme.

Për pasojë kjo ka sjellë kaos në qarkullim, ku vargu i automjeteve është disa kilometra, duke paralizuar lëvizjen plotësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu