Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. Sh., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. B., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjedë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin P. Gj., 60 vjeç, për motive të dobëta.