Nisja e sezonit turistik veror ka vënë në lëvizje edhe grupet e trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta dhe sintetike. Prej disa ditësh Policia e Lezhës ka goditur të paktën 3 prej këtyre grupeve, duke sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi, MDMA, ekstrazi dhe droga të tjera në shpërndarje me qëllim fitimin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit A. J., 25 vjeç, F. Y., 30 vjeç dhe për shtetasit e huaj D. C., 33 vjeç, K. A., 37 vjeç, P. P., 34 vjeçe dhe A. H., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në automjetet me të cilat ata qarkullonin, në Shëngjin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pasjis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
Ll. P., 59 vjeç, banues në Lezhë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi H. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja në motomjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën;
A. A., 21 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 54 vjeç, banues në Kosovë, dhe me automjetin me drejtuese shtetasen F. V., 50 vjeçe. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjeret në automjetin me drejtuesin shtetasin I. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu