Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj fushate kualifikuese të Botërorit 2026.
Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por kuqezinjtë ishin më agresivë, duke tentuar disa herë drejt portës me Mitajn dhe Laçin. Gjithsesi, shansi më i artë ishte në fndin e pjesës së parë, me Hysajn që fitoi një 11-metërsh, por Rey Manaj u ndal nga Petrovic.
Pjesa e dytë, ishte gjithashtu me ritëm të lartë, me Brojën dhe Uzunin që u shkëputën disa herë në krahun e djathtë, ndërsa Bajrami gjithashtu kishte një shans të artë për të ndëshkuar serbët në minutën e 72’, por tentativa e tij u ndal nga Petrovic.
Në minutat e fundit, skuadrat tentuan të srprizonin njëra-tjetrën, por nuk kishte më raste të pastra, duke ndarë pikët pas vërshëllimës së fundit të bilbilit nga arbitri.
Kështu Shqipëria vijon të qëndrojë në vendin e dytë në renditje me 4 pikë, teksa takimi tjetër do të jetë ai pas tre ditësh kundër Letonisë në transfertë.