Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Corotona-s në Itali.

Sipas mediave italiane, ai u godit nga një makinë e cila drejtohej nga një 19-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:45. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, shqiptari me iniciale E.G humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu