Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit në gjyqin në GJKKO, i marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla. GJKKO ka pranuar kërkesat e palëve për të thirrur dëshmitarët, mes tyre edhe Mark Molla.

Në një prononcim për mediat, Spahia tha se gjyqi ndaj tij është një çështje e stisur politikisht.

“Ishte një seancë në vazhdim të çështjes për shkarkimin e ish drejtorit të ujësjellësit. U pranua kërkesa për të thirrur dhe dëgjuar dëshmitarët, 4 ose 5. Ishte një seancë rutinë, ku u miratua kërkesa për të thirrur dhe dëgjuar dëshmitarët. Për një çështje që nuk është çështje. Ka qenë një çështje e stisur politikisht që të dëmtohej jo vetëm Bardh Spahia por edhe PD në fillim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Më mirë se askush tjetër, shkodranët kanë qenë kosheint dhe kanë dhënë përgjigjen e tyre përmes votës, që ka qenë sulm politik ndaj një personi që ka mbrojtur interesin publik dhe qytetar. Përgjigjen e kanë marrë me votë”, tha Spahia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu