Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në fshatin Juban, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Vukatanë duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një kolonë prej betoni të portës hyrëse të një pike inertesh. Si pasojë është dëmtuar shtetasja D. N., 25 vjeçe, pasagjere në automjet, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me denoncimin e bërë më datë 23.05.2025, ku shtetasi Gj. Z., 41 vjeç, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, bashkëshortja sëbashku me djalin e tyre të mitur, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë të mundur gjetjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Shkodër të 31 vjeçares së bashku me djalin e mitur, e cila ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirën e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu