Ballina Kronike I shpallur në kërkim për disa vepra penale, kapet dhe vihet në...

I shpallur në kërkim për disa vepra penale, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari Kajoshi

Shkodër/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I shpallur në kërkim për disa vepra penale, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

– Arlind Kajoshi, 31 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur më kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi Vladimir Bruci.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Samet Halluni, 27 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks