Të gjitha gjobat dhe masat administrative të vendosura nga shteti gjatë periudhës 1 janar 2015 – 30 nëntor 2024, të cilat nuk janë ekzekutuar, do të fshihen automatikisht.

Por çfarë duhet të dinë më shumë qytetarët. “Altax” detajon vendimin e qeverisë dhe masat administrative që do të falen.

Por kush përfiton nga kjo masë? Kjo amnisti përfshin individë, biznese dhe institucione publike/jopublike, në rastet kur kanë kryer: Ndërtime pa leje për banim individual në zona rurale;  Aktivitet bujqësor, grumbullim dhe ruajtje produktesh; Tregti dhe shërbime në mjedise të vogla ekonomike; Objektet që nuk cenojnë pronën publike, parqet kombëtare apo interesin publik.

Po ashtu përfitojnë qytetarët që kanë kryer shkelje të rregullave gjatë pandemisë COVID-19, të vendosura në vitet 2020–2021, për: Qarkullim pa leje;  Mosmbajtje maske; Ushtrim aktiviteti jashtë orareve të lejuara;  Mosrespektim të karantinës .

Çfarë përfitohet konkretisht?

Fshirje automatike nga regjistrat financiarë e tatimorë për të gjitha masat e mbetura pa ekzekutim; Asnjë detyrim për pagesë të gjobave të përfshira në listën përkatëse; Pastrim i historikut administrativ, duke shmangur penalitete të mëvonshme; Mundësi më të lehta për të përfituar nga legalizimet, aplikimet për kredi, subvencione, ose projekte të mbështetura nga shteti.

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët?

Nëse janë përfitues automatik,  nuk nevojitet asnjë aplikim – institucionet përkatëse do të përgatisin listat e fshirjes brenda 15 qershorit 2025.

Nëse nuk figurojnë në listë, duhet të kërkojnë verifikim pranë institucionit përkatës (bashkia, inspektorati, tatimet etj.) dhe duhet të dorëzojnë një kërkesë me dokumentacion mbështetës, për të përfituar brenda afatit 15 janar 2026.

Fshirja e masave përfundon deri më 15 janar 2026./scan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu