Në mjediset e Grand Hotel Europa, u promovua albumi fotografik  “Tinguj Folklorik të Qarkut Shkodër”, i cili sjell në vëmendje çaste të paharrueshme artistike, por shërben edhe si një dëshmi e gjallë e trashëgimisë folklorike të rajonit. Ky botim i mbështetur nga këshilli i qarkut Shkodër dhe kryetari Edmond Ndou, dokumenton pjesëmarrjen e Ansamblit Folklorik të këtij qarku në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Artistët e shquar të qarkut, emblemat e artit shqiptar dhe drejtues vendore u bënë pjesë e këtij aktiviteti, që solli në fokus larminë kulturore që mbart qarku i Shkodrës.

Shkodra, e njohur për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e folklorit, ka qenë dhe mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës tradicionale shqiptare.

Ky album vjen si një shprehje mirënjohjeje për artistët dhe grupet folklorike që kanë përfaqësuar me dinjitet dhe krenari qarkun Shkodër, duke e bërë folklorin të ndihet i gjallë dhe i afërt me çdo brez.

E konceptuar si një festë, ky promovim solli edhe interpretime artistike të grupeve të bashkive Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz dhe Shkodër si: mjeshtrat e mëdhenj Mukades Çanga, Pretash Nilaj në lahutë, grupi i Dukagjinit etj. Për të pranishmit në fund u dhurua edhe botimi i këtij foto-albumi, duke e vendosur folklorin në qendër të kujtesës kolektive dhe identitetit kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu