Të përndjekurit politik nisën nga Shkodra “Ditët e Kujtesës”, kushtuar viktimave, të arrestuarve dhe internuarve gjatë regjimit komunist. Homazhet dhe kurorat me lule u vendosen në monumentin kushtuar atyre që humbën jetën nga regjimi i egër totalitar, ku Shkodra ishte qyteti që e vuajti më shumë se të gjithë atë sistem.

Për 35 vite politika shqiptare nuk e ka kryer detyrën ndaj kësaj shtrese thanë në fjalën e tyre, përfaqësuesit e të përndjekurve politik. Ende sot figura e diktatorit shfaqet haptazi në cdo cep të Shqipërisë më shumë se ajo e heroit kombëtar, ndërsa në shkolla nuk mësohet sic duhet kjo periudhë.

Numri dy i PD Luçiano Boçi nga Shkodra akuzoi kryeministrin Rama se ashtu si paraardhësit po përdor premtime për të gënjyer shqiptarët, ndërsa krimet e komunizmit janë një mesazh për të mos harruar.

“Vetëm së bashku mundemi të ndërtojmë demokracinë e vërtetë, aq të dëshiruar prej nesh”, ishte mesazhi që mbylli këtë aktivitet. Pas Shkodrës, Ditët e Kujtesës së Qendresës Kundër Krimeve të Komunizmit do të vazhdojnë në ish burgun e Qafë Barit dhe atë të Spaçit në përkujtim të revoltave të ish të burgosurve politikë në këto burgje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu