Enea Tahir, 37 vjeç dhe Besnik Shabani 48 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (rreth 60 kg). Gjatë operacionit “Interruption 3”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë, një automjet me të cilin dyshohej se po transportohej lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues Enea Tahirin dhe pasagjer Besnik Shabanin, shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen. Pakot me lëndë narkotike dhe automjeti u sekuestruan.
Policia ka dyshime se kanabisi është kultivuar në zonën e Shkodrës dhe dy të arrestuarit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje, kishin si rol transportin nga Shkodra drejt Korçës.Lënda narkotike e ndarë në pako një kilogramëshe dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë.