Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të “Shënkollit”, ku një mjet i tonazhit të rendë, trajler ka përplasur një këmbësor 62-vjeçar të identifikuar si Jak Gjergji, duke e lënë të plagosur rëndë.

62-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal në Lezhë, por përplasja ka qenë e fortë dhe mësohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.  

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Ky është i treti aksident që ndodh në harkun kohor të 24 orëve në rrugët e qarkut të Lezhës, me një bilanc prej 7 personash të plagosur. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu