Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp. Ai ka akuzuar Partinë Socialiste dhe qeverinë për manipulime të votës së diasporës në zgjedhjet e fundit. Berisha theksoi se ato ishin të shoqëruara me “krime elektoralë” që ndikuan në rezultatin e kutive të votimit, duke e konsideruar këtë proces si të gabuar dhe larg vullnetit të lirë të shqiptarëve në diasporë.

Fjala e Sali Berishes:

Mirëdita!

Dje u ktheva nga Brukseli, ku mora pjesë në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatë që grupon 87 parti politike të qendrës së djathtë dhe konservatore nga të gjitha vendet e botës.

Qëllimi i këtij udhëtimi ishte mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë.

Denoncimi i farsës më të shëmtuar elektorale, të 34 viteve të fundit, farsës së zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit tim në Bruksel, 15 dhe 16 maj, unë pata takime intensive me drejtuesit më kryesorë të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, presidentin Stefan Harper, sekretaren e përgjithshme, Tina Mercep.

Ndër të tjera takova shumë miq të vjetër, por dhe miq të rinj udhëheqës të forcave politike kryesore të qendrës së djathtë në Europë dhe botë.

Takova Europarlamentar me interesa për zhvillimin e proceseve elektorale në Shqipëri.

Përfaqësues të rëndësishëm të qendrës së djathtë në Parlamentin Europian.

Në të gjitha këto takime, unë njoha bashkëbiseduesit e mi, me vjedhjen e madhe të hapur dhe publike të votës së qytetarëve shqiptarë, nga narkodiktatori Edi Rama, dhe në këtë aspekt u paraqitën vendimet e qeverisë për bonusin famoz, 100 euro për votë për çdo pensionist, 76 mln euro.

Vendimi për të falur gjobat, 200 mln euro.

Punësimet dhjetëra, e mijëra punësime për votë.

Dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë.

Janë këto akte të cilat rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit.

Pa llogaritur këtu ndërhyrjet e fuqishme të krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe në 10 qarqe.

Rezultatet e këtyre ndërhyrjeve kulmuan me më të votuarit e të votuarve në Shqipëri, persona anonim si Sara Mila, Arkend Balla, etj.

Pra, në totalitet do ta përmbledh se çfarë ishin zgjedhjet në Shqipëri me një fjalën e një miku të çmuar të Shqipërisë.

Zgjedhjet në Shqipëri, deklaroi ai, ishin të njëjta me ato që kisha parë dekada me parë në Zimbabve, të diktatorit Mugabe.

Nga ana tjetër, së bashku me Fatmir Mediun, në seancën plenare të byrosë ekzekutive ku merrnin pjesë kryetarët dhe përfaqësues e të gjitha partive politike, të aderuara në IDU, ai ishte një rast i artë për të bërë avokatinë e votës së vjedhur të qytetarëve shqiptarë, para lidershipit ndërkombëtar të qendrës së djathtë dhe forcës konservatore.

Në këtë kuadër raporti i vëzhguesve ndërkombëtar, OSBE-ODIHR, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, janë një dokument jashtëzakonisht i çmuar.

Por faktet tronditëse të marra nga ky raport dhe gjetjet tona u paraqitën në seancën plenare, të debateve për gjendjen në botë, dhe zgjuan indinjatë dhe dënim nga të pranishmit, të cilët kuptuan se gjendja në Shqipëri, ishte gjendja e një narkodiktature e ngjashme me Venezuelën e Maduros, apo regjime të tjera të ngjashme të drogës dhe krimit.

Si përfundim, mund ti them shqiptarëve se, ky hap i parë shumë i rëndësishëm në mbrojtje të votës së tyre, që vinte pas një seri aktesh madhore të mishëruara me 4 rezoluta që dënojnë narkoregjimin e Edi Ramës, ishte pra edhe një vazhdimësi dhe një sukses tjetër në realizimin e qëllimit tonë.

Beteja për mbrojtjen e votës, është një betejë që do zhvillohet në Shqipëri, por do zhvillohet dhe jashtë saj, por zgjedhjet janë një proces që janë sa kombëtar, aq dhe ndërkombëtar.

Ne jemi të angazhuar të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur, për të rikthyer të drejtën e shqiptarëve për të votuar si qytetar të lirë.

Ky është qëllimi më madhor i PD-së dhe opozitës së vërtetë shqiptare.

Sot ata që nuk përcaktojnë si qëllimin më madhor këtë objektiv, janë thjeshtë një stoli i narkodiktatorit, altoparlant, apo lakej të tij.

Ne do të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe fuqinë tonë.

Absolutisht kam bindjen më të thellë, se faktori ndërkombëtar do të qëndrojë i palëkundur në anën e votës së lirë të shqiptarëve.

Jam shumë i bindur në këtë.

Janë shumë të paktën ata që për hir të karriges së Edi Ramës, do të pranonin të sakrifikonin të drejtën e votës së lirë të shqiptarëve.

Ne do të dokumentojmë çdo blerje, çdo dhunim të hapur, publik dhe të fshehur të ligjeve të vendit.

Zgjedhjet ishin farsa elektorale më e shëmtuar e 34 viteve në Shqipëri.

Kjo është e vërteta…

Partia Demokratike do të angazhohet si në lëvizje të fuqishme të fuqishme brenda vendit, por dhe në dialog intensiv dhe takime intensive me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike, për të vërtetuar të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të datës 11 maj 2025.

Unë e thashë këtë, ato janë që të gjitha rezultate të fabrikuara në mënyrën më të turpshme, më të paimagjinueshme.

Por ato do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar.

Beteja është e hapur në të gjitha frontet.

Garantoj që shpejt do të jetë dita, kur ambasadat e narkodiktatorit do rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendit, nga populli që iu shkelmua vota.

E ky është vetëm një hap.

Pra, Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve.

Unë kam bindjen më të thellë se këtë mandat nuk do ta gëzojë dhe se, ai do të përgjigjet do të përgjigjet deri më një, për këtë masakër elektorale, batërdi elektorale që kreu, për këtë farsë të turpshme elektorale që bëri haptas, pa asnjë kufizim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu