Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. P., 66 vjeç, M. L., 58 vjeç, të dy banues në Theth dhe shtetasen L. P., 65 vjeçe, banuese në Theth, pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
-Më datë 16.05.2025, shtetasi P. S., 34 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash dhe një armë gjahu që e kishte me leje në banesën e tij, në fshatin Shtoj i Ri, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.